Transmetuar më 11-07-2023, 20:00

Serbët ia kanë dalë që veriun e Kosovës ta kthejnë në një vatër gjigante krimesh duke u zhytur në afera qindra miliona eurosh nga trafiku i drogës, armëve, kriptomonedhave, korrupsionit, kontrabandës dhe plot abuzime të tjera.

Të gjitha këto, serbët i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë nën petkun absurd të të qenit minoritet që nuk njeh Kosovën si shtet dhe kështu shpërfillin totalisht shtetin atje.

Në ndihmë të tyre, padyshim kanë kontribuar bujarisht serbët e Beogradit me nacionalizmin politik të shfrenuar. Por një dorë ndihmë i kanë dhënë edhe ndërkombëtarët, me indiferencën e tyre për këto abuzime serioze duke i pranuar heshturazi.

Nga ana tjetër, shteti i Kosovës ka mëse 15 vjet që është treguar i paaftë të kontrollojë territorin e tij.

Kjo tablo shqetësuese është diskutuar sot edhe në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani, raporton noa.al.

Kryeministri Edi Rama u tha të pranishmëve se ka "diçka që është me të vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së veriut që rrezikon të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit".

Ai alarmoi se "teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur.

Ata janë pikërisht grupet ekstreme në Kosovën e veriut ku është krijuar në vite si një vend parajse për aktivitete kriminale, të trafikimit të drogës, trafikimit të armëve, prodhimit të kriptomonedhave".

"Dhe aty ku kjo amalgamë, kjo përzierje e politikanëve lokalë me botën kriminale dhe me një përzierje të interesave të mafies, përballë shqetësimeve kombëtare dhe të drejtave të njeriut, mund të jetë në të vërtetë një situatë shpërthyese dhe prandaj mendoj se është koha që të kombinojmë tashmë këtë dialog të lehtësuar nga BE, këtë rrugë diplomatike me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it."

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd