Transmetuar më 07-07-2023, 23:29

Disa shenja të horoskopit kanë një kimi të fortë, thuajse nuk mund t’i rezistojnë njëra-tjetrës, por nuk do ta pranonin kurrë.

Frika e humbjes së një shoku të ngushtë dhe prishjes së statusit ekzistues shpesh mund ta zbehë atë ndjenjë, raporton noa.al duke cituar një publikim në mediat britanike mbi studimin e efektit të lëvizjes së yjeve në raportet në çift.

Është pikërisht kjo dinamikë komplekse që ndodh mes disa shenjave të zodiakut që shkojnë shumë mirë, por kanë frikë të pranojnë ndjenjat e tyre të vërteta.

Binjakët dhe Shigjetari

Binjakët dhe Shigjetari ndajnë të njëjtën dëshirë për të mësuar dhe eksploruar. Komunikimi i tyre është i rrjedhshëm dhe aventurat e përbashkëta u shtohen vazhdimisht.

Megjithatë, të dyja shenjat e vlerësojnë pavarësinë e tyre dhe shpesh i shmangen lidhjes së tepërt emocionale.

Pavarësisht kësaj, mes tyre ka një mirëkuptim dhe tërheqje më të thellë që ata shpesh nuk duan ta pranojnë.

Gaforrja dhe Bricjapi

Gaforret janë emocionalë dhe kujdesen për njerëzit përreth tyre, ndërsa Bricjapët vlerësojnë sigurinë dhe stabilitetin.

Ata tërheqin njëri-tjetrin dhe plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte.

Megjithatë, shpesh nuk duan të pranojnë ndjenjat e tyre nga frika se mos prishin ekuilibrin miqësor që kanë vendosur.

Luani dhe Ujori

Luanët janë pasionantë dhe dramatikë, ndërsa Ujorët janë jokonvencionalë dhe me shpirt të lirë.

Të dyja shenjat tërheqin njëra-tjetrën me cilësitë e tyre unike dhe krijojnë një lidhje të pathyeshme.

Megjithatë, frika e ndryshimit të dinamikës ekzistuese shpesh i pengon ata të pranojnë ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin.

Demi dhe Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën Demi janë praktikë dhe të besueshëm, ndërsa Virgjëreshat janë metodikë dhe analitikë.

Ata ndërtojnë një nivel të thellë besimi dhe mirëkuptimi me njëri-tjetrin, por nuk duan të pranojnë ndjenjat e tyre për të mos krijuar kaos në botën e tyre të rregulluar mirë.

Peshorja dhe Dashi

Peshorja e do harmoninë, ndërsa Dashi vlerëson guximin dhe veprimin.

Të kundërtat tërhiqen, por shpesh protagonistët fshehin ndjenjat e tyre për të mos prishur miqësinë.

Prandaj, Peshorja dhe Dashi shpesh mbeten fshehurazi të dashuruar me njëri-tjetrin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd