Transmetuar më 06-07-2023, 22:17

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka zbuloi edhe bisedën e Bill Clinton dhe porosinë e këtij të fundit teksa ishte në vizitën dy ditore në Tiranë. Ai tha se Clinton ka dashur që ‘porosia’ të përcillet duke marrë shembullin e situatës Izrael-Palestinë.

“Në darkë me Clinton, filloi të më pyeste se çfarë po ndodh me situatën dhe për çështjen e planit franko gjerman. Ia shpjegova. Më tha mua, tregoji këtë histori. Ia tregova presidentes, por nuk ia tregova atij që duhej ta dëgjonte por le ta dëgjojë nga televizori.: Ish-presidenti i Palestinës, Yasser Arafat ishte njeriu për të cilin thoshin që është gënjeshtar, që nuk mban fjalën. Me mua… nuk më ka gënjyer kurrë dhe bashkë me Ehud Barakun, ish-kryeministrin e Izraelit, arritëm të bëjmë marrëveshje që ishte më e mira e mundshme që mund të merrnin palestinezët. Në sytë e mi ranë dakord, i dhanë dorën njëri- tjetrit’”.

Pas pak Arafat e prishi marrëveshjen, ndërkohë Ehud Barak… në Izrael kishte më shumë njerëz që donin ta vrisnin sepse marrëveshja sipas pjesës izraelite ishte skandaloze në favor të palestinezëve. Dhe i them Arafatit nuk më ke gënjyer kurrë dhe më tani në momentin kur ke marrëveshjen më të mirë të mundshme që nuk do ta kesh në tavolinë sa të jesh gjallë… më tha: ‘E di por e kam të pamundur.

Kur ika në Shtëpinë e Bardhë”, i ka thënë Clinton-Ramës, “e kam marr ne telefon dhe i thashë pse ike në fund. Më tha ‘nuk ta them dot, por ti bëre për Palestinën më shumë se sa mund të bëja unë’. Dhe ja ku janë sot, as kanë për ta parë për shumë kohë atë marrëveshje. Çdo marrëveshje që ka ardhur në tavolinë ka qenë më e keqe”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd