Transmetuar më 06-07-2023, 09:07

Nga Ylli MANJANI

E kanë qarë këtë vendimin për studentët e mjeksisë, sipas të cilit diploma jepet mbas 5 viteve punë, pas mbarimit të shkollës. Ultra fare!

Dmth, të rinjtë ftohen ose të largohen jashtë shteti menjëherë pas gjimanzit apo përgjatë studimeve në fakultet, ose të mbarojnë shkollën, të marrin edhe 5 vite përvojë pune dhe t’i shkojnë perëndimit mjekë të gatshëm.

Deri më sot ia çonim perëndimit byla, të sapo dalë nga shkolla. Tani propozohet t’i çojmë mjekë të formuar, edhe me përvojë. Oh oh oh oh… Hë, bravo ju qoftë se gjithë mend jeni!

Kot për muhabet, mos do ishte më mirë që të investohej në bërjen e sistemit shëndetësor më atraktiv për mjekët e personelin shëndetësor? Se po të jetë sistemi atraktiv, askush nuk ikën ore. Përmirësoni sistemin, dmth ç’monopolizojeni nga "ustallarët"; nxisni garën, rrisni pagat dhe stimuloni shpërblimin proporcional.

Nxisni shërbimin parësor dhe shërbimin profilaktik; ndërtoni sistem shëndetësor vendor e rajonal të barabartë me Tiranën; mbroni profesionistët nga sulmi politik dhe penal.

Unifikoni protokollet mjeksore me perëndimin; bashkëveproni me skemat private të sigurimeve; hiqni regjistrimin idiot të barnave dhe pranoni barnat e regjistruara në BE; etj etj, dhe mjekët shërbejnë me qejf këtu në vendin e tyre.

Askush nuk ikën nga vendi i tij/saj me dëshirë. Po qeveria është e sëmurë për vete. S’i bën më fajde asnjë mjek…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd