Transmetuar më 04-07-2023, 11:54

Durrës- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin bregdetar.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”, ku personi i vdekur është konstatuar brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.
Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.
Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth viktimës dhe shkaqet e vdekjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd