Transmetuar më 30-06-2023, 21:59

Tiranë- Aksident te ish-parku i Autobusave në Tiranë. Një makinë është përmbysur në rrugë.
Burime nga vendngjarja pohuan se fillimisht drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.
Por për shkak të përplasjes së madhe makina është kthyer përmbys.
Nga aksidenti është bllokuar komplet rruga e 21 Dhjetorit.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila po kryen veprimet proceduriale dhe po normlizon trafikun.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





