Transmetuar më 30-06-2023, 21:16

BRITANI E MADHE- Princ Harry dhe Meghan Markle kanë ndërprerë përfundimisht të gjitha lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar. Çifti të cilët dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020, kanë dorëzuar çelësat e rezidencës Frogmore Cottagey pas kërkesës nga familja mbretërore, shkruan The sun.

Rezidenca mbretërore ishte baza e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur. Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu dha vila Frogmore me pesë dhoma gjumi nga Mbretëresha, si dhuratë për martesë në 2018.

Meghan dhe Harry mezi kanë jetuar në rezidencën mbretërore gjatë tre viteve të fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd