Transmetuar më 30-06-2023, 17:53

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning vuri në dukje të premten se situata e përgjithshme në Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore është e qëndrueshme dhe shprehu shpresën që vendet përkatëse të dallojnë të drejtën nga e gabuara.

Sipas njoftimeve, gjatë samitit të NATO-s, përfaqësuesit e Koresë së Jugut, Japonisë, Australisë e Zelandës së Re do të zhvillojnë një takim dhe ka mundësi të diskutojnë mbi "përpjekjet e Kinës për të ndryshuar situatën në Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore".

Lidhur me këtë, zëdhënësja Mao Ning u shpreh se pozicioni parimor i Kinës për problemet e Detit të Kinës Jugore dhe të Detit të Kinës Lindore është konsekuest dhe i qartë.

Pala kineze ka mbrojtur gjithmonë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin e saj territorial, si edhe interesat e saj thelbësore dhe të drejtat dhe interesat e veta të ligjshme.

“Gjendja në Detin e Kinës Lindore dhe në Detin e Kinës Jugore është e qëndrueshme. Shpresojmë që vendet përkatëse të dallojnë të drejtën nga e gabuara dhe të bëjnë më shumë gjëra për paqen e qëndrueshmërinë rajonale dhe për rritjen e besimit të ndërsjellën ndërmjet të gjitha palëve,” tha zëdhënësja.