Transmetuar më 30-06-2023, 09:35

Noteri i Porto Alegre me siguri do të ketë fërkuar sytë kur është ndeshur me kërkesën e një klienti në studion e tij. Në çdo rast, ai bëri punën e tij. Në fakt, një burrë brazilian hartoi një testament dhe tregoi Neymar si përfitues të tij.

Akti përfundoi në mediat sociale dhe krijoi jo pak të qeshura. Për më tepër, Neymar, nuk ka nevojë për para, pasi vetëm këtë vit rreth 80 milionë euro kanë hyrë në xhepat e tij midis pagës dhe sponsorëve.

Burri brazilian, në realitet një djalë, duke pasur parasysh moshën (30 vjeç), megjithatë ka vendosur ta lërë gjithçka posedon si pasuri testament në emër të yllit të PSG, i cili së shpejti do të bëhet përsëri baba.

Pse zgjodhi pikërisht Neymar? Ja shpjegimi i 30-vjeçarit: "Më pëlqen Neymar, e identifikoj veten shumë me të. Edhe unë jam subjekt i shpifjes, edhe unë jam shumë i orientuar drejt familjes.

Marrëdhënia me babanë e tij më kujton shumë raportin tim me tim atë, i cili nuk jeton më. Unë nuk jam mirë me shëndet, ndaj ku i dihet. Nuk do të më pëlqente që qeveria, ose të afërmit, me të cilët nuk shkoj mirë, ta merrnin pasurinë time".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd