Transmetuar më 30-06-2023, 09:23

Fier- U largua nga shtëpia para 4 ditësh, gjendet 37-vjeçarja. Mësohet se e reja e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Denoncimin për zhdukjen e 37-vjeçares e kanë bërë familjarët e saj.
Policia informon se ‘në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.06.2023, për largimin nga banesa të shtetases S. H., 37 vjeçe, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur gjetjen e kësaj shtetaseje. 37-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





