Transmetuar më 29-06-2023, 19:49

Pogradec- Ndërron jetë në liqenin e Pogradecit një 44-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Burime nga vendngjarja informojnë se ‘reth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë’.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd