Transmetuar më 29-06-2023, 19:30

Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Madonna, është shtruar në një spital në Nju Jork në gjendje serioze dhe mjekët janë detyruar ta intubojnë. Momentalisht gjendja e saj mbetet e paqartë.

Madonna, emri i të cilës është Luiza Veronika Çikone, 65 vjeçe, u gjet pa ndjenja në banesë, raportuan mediat ndërkombëtare që citon noa.al.

Mbretëresha e popit u gjet pa ndjenja të shtunën, kur u dërgua me urgjencë në një spital të Nju Jorkut, ku u intubua dhe u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Aktualisht ajo nuk është më në intubim dhe është zhvendosur nga kati i kujdesit intensiv në një dhomë të zakonshme spitali, ku vajza e saj Lourdes Leon ka qëndruar pranë saj.

Ylli 65-vjeçar i popit aktualisht po shërohet nga një "infeksion serioz bakterial".

Si rezultat, ajo u detyrua të shtyjë turneun e saj botëror që do të niste më 15 korrik nga Vankuveri i Kanadasë, njoftoi menaxheri i saj.

Shëndeti i saj po përmirësohet, por ajo mbetet nën kujdesin mjekësor”, ka shkruar menaxheri Guy Osiri në llogarinë e Madonna-s në Instagram, pa specifikuar nëse diva e popit amerikan ka dalë nga spitali.

Mbrëmjen e së enjtes 29 qershor, BBC raportoi se këngëtarja ishte kthyer në shtëpi.

Sakaq u zbulua se kur Madonna u gjet pa ndjenja dhe u shtrua në spital – bashkëpunëtorët e saj mbajtën një takim urgjent dhe u përgatitën për skenarin më të keq.

Menaxheri i saj i thirri të gjithë anëtarët e ekipit në një takim në Zoom për t’u organizuar përballë mundësisë së vdekjes së Madonës, ndërsa fëmijët e saj nxituan pranë saj në spital.

Në fakt, një i afërm i yllit tha për DailyMail se ata kaluan disa ditë traumatike, duke mos qeqentë sigurt se ajo do t’ia dilte.

“Dy ditët e fundit, askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte dhe familja po përgatitej për më të keqen. Kjo është arsyeja pse është mbajtur sekret që nga e shtuna. Të gjithë besonin se mund ta humbnim dhe ky ishte realiteti i situatës”, tha i afërmi i Madonnës. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd