Transmetuar më 29-06-2023, 14:52

Kosovë- Veriu i Kosovës mbetet problematik.

Një pikë kontrolli e Policisë së Kosovës ka shpërthyer në flakë gjatë natës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në Veri të Mitrovicës. Rasti dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se nuk ka ende asnjë të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet. Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti tha se BE-ja tek Kosova gjen partnerin më të sinqertë e të qëndrueshëm.

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, tha se masat e paralajmëruara do të ndodhin për herë të parë në historinë e Unionit.

Sipas saj këto masa po vendosen ndaj Kosovës pasi kjo e fundit tentoi të vendoste sundimin e ligjit dhe se respektoi rezultatin e zgjedhjeve.

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, austriakja Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të kërkojnë dorëheqjen e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga funksionet e tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd