Transmetuar më 29-06-2023, 11:22

Franck Kessie në Arabinë Saudite? Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk duket se dëshiron ta marrë në konsideratë këtë hipotezë, por oferta është vërtet joshëse. Sipas “Mundo Deportivo”, Al Ahli është klubi i interesuar për ish-lojtarin e Milanit, prej verës së kaluar pjesë e Barcelonës, por pa shumë hapësira aktivizimi me katalanasit.

Mësohet se klubi saudit, ku po shkojnë shumë yje, sidomos ato 30 vjeç e sipër, në këmbim të pagesave stratosferike, i ka ofruar atij kontratë me vlerë 10 milionë euro në vit si pagë dhe 20 milionë Barcelonës për transferimin. Një shifër që klubi Blaugrana nuk do ta refuzonte, duke pasur parasysh se Kessié erdhi një vit më parë si lojtar i lirë (pra, falas).

“Mundo Deportivo” është e sigurt për këtë, madje edhe Franck Kessié po tundohet, sepse është konsideruar i tepërt në planet e trajnerit Xavi Hernandez, ​​pavarësisht se u bashkua me Barcelonën verën e kaluar. Ai është gati ta marrë në konsideratë ofertën shumë të pasur nga Arabia Saudite.

Megjithatë, ekziston një dilemë: në moshën 26-vjeçare, mesfushori nga Bregu i Fildishtë ndihet ende shumë i ri për një transferim të tillë dhe do të preferonte të vazhdonte të luante në ligat e nivelit të lartë në Evropë, si Premier League ose Bundesliga. Nga këto destinacione nuk ka oferta të qenësishme për momentin, por merkatoja vazhdon dhe mbetet me shpresë.

Krejt e kundërta është me Barcelonën, që synon të marrë 20 milionë euro për kartonin e Kessie dhe sa më shpejt të jetë e mundur të mbyllë operacionin e afrimit të Marcelo Brozovic. Kroati ka refuzuar milionat e Al Nassr, ku është transferuar edhe CR7, sepse ka sinjale nga gjigantët katalanas, të cilët po i pret të veprojnë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd