
Në shtëpinë e Messit, veç tij, duket se është një tjetër yll i futbollit të ardhshëm. Ose të paktën kështu duket një video që ka qarkulluar orët e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet djali i mesëm i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, Mateo, i cili kryen një driblim spektakolar të dyfishtë, me një “tunel” të përfshirë.
Mateo është vetëm 7 vjeç (do të mbushë 8 vjeç shtatorin e ardhshëm), por tashmë po tregon talentin që posedon dhe rrugën e tij në të ardhmen. Kjo është video e postuar në Twitter, se çfarë xhevahiri është djali i Messit në futboll mund ta gjykojë dhe vlerësojë secili prej jush. Pamjet flasin vetë, nuk kanë nevojë për më shumë komente:
Mateo Messi, ça y est il commence Déjà avec les dinguerie de son père.??⚽️?
La relève.?? pic.twitter.com/tYz0iDXRfP
— FOOTBALL-TIME ? (@__Footballtime) June 29, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





