
Për nëntë ditë rresht, një delegacion turistik japonez, vizitoi Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës.
Ata vizituan Urumqin, Turpanin, Korlën dhe Kashgarin, duke parë peizazhet piktoreske dhe duke u njohur nga afër me doket e zakonet e veçanta të banorëve të kombësive të ndryshme të këtij rajoni.

“Fantastike!”; “Mrekulli!”; “Njerëz shumë miqësorë!” – me këto fjalë, anëtarët e delegacionit bënë transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke ndarë përvojat e tyre nga ky rajon i bukur i Kinës.
Gjatë vizitës së ngjeshur, ata u njohën nga afër me realitetin vendor. Në fushat e pambukut, mësuan se për të mbjellë mbi 20 hektarë tokë, duhen vetëm dy ditë me makineri dhe dronët profesionalë mund të kryejnë spërkatjen e kimikateve brenda pesë orësh. Vizitorët shikuan nga afër nivelin shumë të lartë të automatizimit.
Se si është Xinjiang-u i vërtetë, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin ta shohin me sytë e tyre. Në vitet e fundit, mbi 1 000 gazetarë e diplomatë nga më shumë se 100 vende e rajone të botës kanë vajtur në Xinjiang, duke u njohur nga afër me bukurinë, zhvillimin e jetën harmonike atje.
Në të njëjtën kohë, të dhënat statistikore kanë dëshmuar lulëzimin dhe zhvillimin e Xinjiang-ut.

Në fund të vitit 2020, në mbarë Xinjiang-un u zhduk varfëria absolute. Në tremujorin e parë të këtij viti, PBB-ja e përgjithshme e rajonit ishte mbi 414 miliardë juanë, 4.9 % më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në pesë muajt e parë të sivjetshëm, Xinjiang-u ka pritur mbi 72.7 milionë turistë, 34.91 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vjetshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





