Transmetuar më 28-06-2023, 16:41

MAQEDONI E VERIUT- Pesë persona janë lënduar në Maqedoninë e Veriut në një aksident rrugor si pasojë e përplasjes së tre makinave.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë- Gostivar.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

“Në autostradën Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura: ‘seat leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘folsfagen golf dhe ‘fiat’ me targa të Tetovës.

Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njofton policia.

Autoritetet hetimore kanë kryer verifikimet në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd