
Pep Guardiola po "karikon bateritë" për sezonin e ardhshëm në Egjipt me familjen e tij. Trajneri i Manchester City dëshironte ta vizitonte dhe të mësonte për historinë e këtij vendi gjatë ditëve të pushimit pas festimit të tripletës me "qytetarët".
Ai shoqërohet nga gruaja dhe fëmijët e tij, të cilët siç shihet edhe përmes videove të ndryshme në rrjetet sociale, nuk humbasin detaje në shpjegimet e guidave për historinë magjepsëse të Egjiptit.
Nuk dihet se për sa kohë do ta vizitojnë Egjiptin apo nëse do t’i shtojnë një tjetër destinacion udhëtimit të tyre, por e sigurt është se familja "Guardiola" po i shijon krejt natyrshëm pushimet. Kjo ka mundësuar që shumë fansa të bëjnë foto dhe video me to.
Trajneri spanjoll u nis drejt Egjiptit pasi kaloi disa ditë në Barcelonë, ku darkoi me Laporta në një restorant të njohur në qendër të Katalonjës. Ata u kapën nga "Jijantes", i cili raporton se ishte një darkë për të festuar sukseset e Barçës dhe Manchester City këtë sezon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





