Transmetuar më 28-06-2023, 12:18

Marco Sportiello është një portier i ri i Milanit. I linduri në vitin 1992 largohet nga Atalanta pas 10 sezonesh dhe kalon te kuqezinjtë si një transferim i lirë.

I rritur pikërisht në Bergamo, ai u transferua më pas te Seregno, Poggibonsi dhe Carpi, përpara se të kthehej tek Atalanta dhe të mbronte portën e saj, me dy eksperienca huazimi te Fiorentina dhe Frosinone.

Siç zbulohet në njoftimin për shtyp i Milanit, Sportiello ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë deri në qershor 2027:

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë regjistrimin e lojtarit Marco Sportiello nga 1 korriku 2023. Portieri italian ka nënshkruar një kontratë me klubin tonë deri më 30 qershor 2027.

Sportiello, i lindur në Desio më 10 maj 1992, u rrit në sektorin e të rinjve të Atalantës përpara se të hidhte hapat e tij të parë në futbollin profesionist me Seregno (sezoni 2010/11), Poggibonsi (2011/12), Carpi (2012/13) dhe të kthehej tek Atalanta, me të cilën bëri 88 paraqitje midis viteve 2013 dhe 2017.

Nga janari 2017 deri në qershor 2018 ai veshi fanellën e Fiorentinës në 39 raste dhe atë të Frosinones 36 herë në 2018/19, përpara se të kthehej sërish për të mbrojtur portën e Atalantës, për një gjithsej 136 paraqitje”.

Milani njoftoi gjithashtu zgjedhjen e Sportiellos për të veshur fanellën me numrin 57, të cilën e kishin tashmë në përvojat e mëparshme. Por pse Sportiello zgjodhi numrin 57? Arsyeja ka të bëjë me bashkëshorten e tij, Sara Abbiati, e lindur më 5 korrik. Kjo nënkupton 5/7; pra 57.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd