Transmetuar më 28-06-2023, 11:44

KOSOVË- Tre mjekë në Prizren janë arrestuar, pasi akuzohen për humbjen e jetës së një foshnje. Një burrë ka hedhur akuza se pas lindjes së gruas së tij, pas disa minutave, foshnja ka vdekur dhe dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Rasti në fjalë është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd