
Tiranë- Ky që shikoni në foto është 39-vjeçari i identifikuar si Artan (Marius) Tafani, i cili kreu grabitjen në pikën e Exchange në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas policisë, Tafani ka kryer grabitjen e parave duke kërcënuar me armë punonjëset e pikës dhe më pas, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Tafani, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje, është shpallur në kërkim policor, ndërkohë që në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i tij i cili e ka ndihmuar të fshihet nga policia duke i vënë në dispozicion një garazh.
Gjatë kontrolleve në këtë ambient policia ka gjetur biçikletën që Tafani ka përdorur për t’u arratisur dhe veshjet që ai ka pasur gjatë grabitjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





