
Goditja e parë e merkatos së verës së Interit është realitet. Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë mes rinovimeve, shitjeve dhe Lukakut, Marcus Thuram mund ta konsiderojë zyrtarisht veten një lojtar zikaltër. Dje nënshkrimi i kontratës, deri në vitin 2028.
Pesë milionë euro neto në sezon, me disa variabla (bonuse). Nga ora 16:30 deri në orën 19:30, avokatët e Interit eksploruan disa çështje të marrëveshjes, dukshëm të papërcaktuara më parë mes palëve.
Detaje që kurrë nuk e vendosën marrëveshjen në dyshim, por bënë të dridhen dhjetëra tifozë që kishin mbushur pasditen e zjarrtë milaneze në “Viale della Liberazione”. Në mbrëmje vonë, pasi ishte kapërcyer edhe ndonjë ankth tjetër, dalja nga selia. Zyrtarizimi do të vijë pas pak ditësh.
Të gjitha dyshimet lidhen me Brozovic. Në këtë pikë të merkatos, situata e kroatit është më e ndërlikuar. Marcelo nuk është i bindur të pranojë ofertën e Al Nassr dhe e ka bërë të qartë, falë edhe disa reagimeve në rrjetet sociale. Mesazhi është i qartë: Arabia Saudite duhet t’i bëjë një ofertë që është jashtë logjikës, që ta pranojë këtë transferim.
Sepse bëhet fjalë për të hequr dorë nga skenat e shndritshme të futbollit të madh evropian, në moshën 30-vjeçare, dhe pas një finaleje të Ligës së Kampionëve, por edhe për të zhvendosur familjen në Lindjen e Mesme, për momentin aspak i bindur se lumturia qëndron në (kripto) llogari bankare, aq më tepër nëse kjo tashmë po lulëzon mjaftueshëm.
Prandaj, një kërkesë shumë më e lartë se oferta është bërë nga kroati. Nga një kontratë 2-vjeçare me 20 milionë euro në sezon, duhet kaluar në një kontratë 3-vjeçare për 30 milionë në sezon. Pra, palët i ndajnë "vetëm" 10 milionë?
Jo në të vërtetë, pa marrë parasysh faktin se "solo" tingëllon jashtë mendjes për figura të tilla dhe sepse si zakonisht është e lehtë të pajtohesh me paratë e të tjerëve. Për të llogaritur diferencën mjafton pak matematikë, janë 50 milionë euro. Jo pak.
Barça i “hedh benzinë zjarrit”, gjithashtu. Alternativa e Brozos, duke thënë se qëndrimi i tij zikaltër sot është një skenar shumë pak konkret, të çon te Barcelona. Një hipotezë shumë më e ndërlikuar. Katalanasit nuk mund ta bëjnë ofertën e Al Nassr për Interin, si ekonomikisht, ashtu edhe për sa i përket kushteve të pagesës.
Përfshirja e Kessie në negociatë aktualisht është për t’u përjashtuar. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk duket i bindur, ai nuk mund të përfitonte nga dekreti i rritjes dhe për më tepër ka interesime nga Arabia Saudite. Sido që të jetë, kjo hipotezë mund të sjellë paratë e nevojshme në “Camp Nou” për të bindur Interin.
Por kjo nuk mund të ndodhë domosdoshmërisht shpejt. Në thelb, hapja ndaj Barçës do ta zgjaste shumë përkufizimin e marrëveshjes dhe për rrjedhojë do ta shtynte në kohë blerjet e projektuara, kryesisht Frattesin. Kjo është edhe arsyeja pse Interi dhe sauditët do të diskutojnë sërish me Marcelon këtë javë. Nga “po”, ai shkoi drejt “jo”, me shumë dyshime për Arabinë Saudite, por fundi mbetet ende për t’u shkruar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





