Transmetuar më 28-06-2023, 09:20

Kosovë- Një rast i rëndë sulmi seksual ka ndodhur në Kosovë, ku viktimë është një djalë i mitur.

Policia ka njoftuar se i mituri është sulmuar nga një person i panjohur ditën e djeshme, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.

Njoftimi i policisë:

Me 27.06.2023 viktima mashkull kosovar – i mitur, ka raportuar se me datën e cekur është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd