Transmetuar më 27-06-2023, 17:00

Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje Lidhjes Rinore Komuniste të Kinës (CYLC) që të mbajë misionin e saj për të bashkuar më tej të rinjtë kinezë dhe të japë kontribut më të madh për realizimin e rilindjes kombëtare.

Gjatë pesë viteve të kaluara, në drejtimin e CYLC-së, të rinjtë kinezë kanë treguar guximin dhe kompetencën e tyre në nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë, fitoren e betejës kundër varfërisë dhe luftën ndaj pandemisë së COVID-19.

Në fushën shkencore, rreth 80 % e pjesëmarrësve në programet kyçe kombëtare të kërkim-zhvillimit janë nën 45 vjeç, bëri të ditur Ministria e Shkencave dhe e Teknologjisë e Kinës në shkurt.

Gjatë pandemisë së COVID-19, të rinjtë luftuan sëmundjen vdekjeprurëse. Më shumë se 5.5 milionë të rinj kinezë punuan në frontet kryesore, sipas një libri të bardhë mbi të rinjtë të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit vitin e kaluar.

Nga 28 mijë e 600 infermiere nga ekipet mjekësore të dërguara në provincën Hubei, ku shpërtheu së pari epidemia e COVID-19 në Kinë, 90 % ishin të lindura në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, vihet në dukje në këtë dokument.

Në fjalimin e tij para drejtuesve të sapozgjedhur të CYLC-së, Xi bëri thirrje që CYLC-ja të mobilizojë shumicën e të rinjve kinezë të marrin pjesë aktivisht në modernizimin e Kinës e të veprojnë si pionierë në inovacionin shkencor e teknologjik, rigjallërimin rural, zhvillimin e gjelbër, shërbimet sociale dhe mbrojtjen e kufirit.

“Në përpjekjet tuaja për shndërrimin e Kinës në një vend modern socialist në të gjitha aspektet, rinia dhe gjallëria juaj do të shpërthejnë me të gjithë shkëlqimin,” tha Xi në raport.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd