Transmetuar më 27-06-2023, 16:40

Në kuadër të festes së Kurban Bajramit gjatë ditës së sotme është festuar me madhështinë e duhur ceremonia e therjes së kurbanëve.

Kështu në të gjithë trevën e Bulqizës pranë Tyrbeve gjatë pasdites së sotme janë grumbulluar me qindra banorë besimtar të moshave të ndryshme, për të marrë pjesë në ceremoninë e therjes së kurbanëve, ceremoni festive tashmë e kthyer në traditë të përvitshme e spikatur me besimin Bektashi.

Pas ritit të therjes së kurbanëve në të gjithë kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit të gjithë pjesëmarrësve në ketë festë, si dhe për gjithë familjet e varfëra.

Besimtarë të cilët ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni, uruan njëri tjetrin dhe gjithë besimtarë.

Është një festë e veçante shprehen pjesëmarrësit në këtë festë, dhe se çdo vit sa vjen e shtohet numri i kurbaneve që dhurohen për familjet e varfëra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd