
Gjermani- Një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se 25-vjeçarja ka derdhur qëllimisht ujë të nxehtë mbi fëmijën e saj 4-vjeç. Ajo vdiq 12 ditë më vonë, raporton “Buten un binnen”.
Në gusht të vitit 2022, ajo lau me qëllim me ujë aq të nxehtë vajzën e saj në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit sa fëmija pësoi djegie të rrezikshme për jetën.
Meqenëse fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e dërgoi tek mjeku. Ajo kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet.
Kosovarja e lindur në Gjermani e ka trajtuar fëmijën me pomadë dhe fasha. Edhe pse nëna e tre fëmijëve e kuptoi se 4-vjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, ajo e la deri sa të vdiste. Vajza vdiq 12 ditë pas përvëlimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





