
"Tonali në Premier League? Ai është gati, do t’ia dalë". Një ‘bekim’ i veçantë për mesfushorin e Italisë U-21, i cili aktualisht po luan në Kampionatin Evropian, në fund të të cilit do të largohet nga Milani për t’u transferuar te Newcastle për 80 milionë euro.
Tonali po shtyhet nga ish-shoku i tij i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, i cili u largua nga "Djalli" dhe futbolli në fund të sezonit të kaluar: "A është gati për Premier League? Po, mendoj kështu.
Sigurisht, varet nga ai. Sandro është rritur shumë me Milanin, ka një përgjegjësi të madhe dhe duhet të rritet ende, por do t’ia dalë në Angli dhe do të bëjë mirë".
Ibra më pas foli edhe për Paolo Maldinin, flamurin e Milanit, fillimisht si lojtar dhe më pas si menaxher, i cili krej papapritur e përfundoi marrëdhënien me klubin kuqezi: "Lamtumira e Maldinit? Nuk e di të gjithë historinë. Më vjen keq për të, sepse ai është një legjendë e Milanit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





