Transmetuar më 27-06-2023, 12:28

Himarë- Këshilli Bashkiak i Himarës është konstituuar ditën e sotme në mungesë të kryetarit të zgjedhur në 14 Maj, Fredi Beleri.
Mësohet se në krye të këshillit bashkiak është zgjedhur Dhimitër Kapaj, i Partisë Socialiste, me 13 vota nga 21 që janë në total.
Mbledhja është shoqëruar me debate pasi një prej anëtarëve të këshillit ka nisur të lexojë letrën përshëndetëse të Fredi Belerit nga burgu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





