
I intervistuar nga televizioni “Telefoot”, Zinedine Zidane foli mbi të ardhmen e tij: "Më mungon adrenalina e stolit, më mungon futbolli. Mezi pres që t’i rikthehem stërvitjes së një ekipi, është diçka që e ndjej se kam shumë nevojë. Kanë kaluar tashmë dy vite pushim, por ju siguroj se do të kthehem shpejt”.
Ish-trajneri i Real Madridit ka qenë pa ekip për dy sezone dhe asnjë projekt nuk e ka bindur atë të kthehet në ndonjë stol, muajt e fundit. As pankina e PSG-së, e cila i ishte ofruar verën e kaluar dhe më pas iu besua Christophe Galtier. Nuk e kanë joshur as klubet saudite, gati për ta “mbuluar me ar” trajnerin francez.
Madje, as stoli i kombëtares franceze, në fakt, sepse për FFF-në, Zinedine Zidane ishte profili perfekt pas Deschamps. Por pas Kupës së Botës në Katar, diçka shkoi keq, duke rezultuar në konfirmimin e trajnerit në fuqi: "Të stërvis Francën? Asgjë nuk është hedhur poshtë muajt e fundit, por mendoj që, nëse vërtet dëshiron të bësh diçka, duhet ta dëgjosh thirrjen e zemrës.
Mendoj se kisha nevojë për këtë pushim 2-vjeçar”. Deri më sot, legjenda franceze është lidhur me stolin e Juventusit dhe Real Madridit, dy hipoteza shumë të largëta. Ajo bardhezi për shkak të problemeve të rëndësishme ekonomike, që do ta pengonte operacionin, ndërsa ajo “Los Blancos” sepse do të drejtohet nga Xabi Alonso, pas Ancelottit. Sidoqoftë, kini kujdes nga surprizat…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





