Transmetuar më 27-06-2023, 07:33

Shqipëria

Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara të Juglindjes.

Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verio dhe Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.

Kosova

Rritja e vlerave Barike, në republikën e Kosovës do të dikojë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; moti të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre duke ngjitur termometrin deri në 28 gradë C.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd