Transmetuar më 26-06-2023, 20:26

TROPOJË- Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e sotme në Tropojë.
Ende nuk kanë dalë detaje në lidhje me ngjarjen, por mësohet se të shtënat kanë ndodhur në qendër të qytetit.
Burime informojnë se sherri ka ndodhur në një servis dhe një prej personave ka mbetur i plagosur me armë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërkohë që ende nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





