Transmetuar më 26-06-2023, 20:09

Korçë : Përleshje për ujin e vaditjes mes dy grave në Korçë, njëra prej tyre përfundon në spital. Burime bëjnë me dije, se sherri mes dy grave ka ndodhur pasditen e sotme.
Mësohet se njëra prej grave e ka mbyllur ndërsa komshia tjetër i ka kërkuar ta hapë përsëri pasi i duhej.
Sherri ka filluar me fjalë, ndërsa ka përfunduar duke u goditur fizikisht me grushta. Njëra prej grave u soll në spitalin e Korccës për mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në komisariat po shoqërohet shtetasja tjetër, ndërsa policia po bën veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





