Transmetuar më 26-06-2023, 18:28

Kina mirëpret konsolidimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me OKB-në, u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning lidhur me vizitën e zv.sekretares së përgjithshme të OKB-së Amina Mohammed në Kinë.

Mao Ning tha se, me ftesën e palës kineze, zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së Amina Mohammed filloi më 25 qershor një vizitë zyrtare në Kinë. Të dy palët do të fokusohen në çështje të tilla si bashkëpunimi midis Kinës dhe OKB-së, zhvillimi i vazhdueshëm, financimi i zhvillimit e ndryshimet klimatike.

Përveç Pekinit, zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së do të vizitojë gjithashtu qytetin Shangai, provincën Zhejiang e Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme për t’u njohur me arritjet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës dhe situatën e bashkëpunimit me OKB-në.

“Si një mbështetëse e vendosur dhe kontribuese e rëndësishme për çështjet e OKB-së, Kina pret të konsolidojë dhe thellojë më tej bashkëpunimin e saj me OKB-në nëpërmjet kësaj vizite. Jemi të gatshëm të punojmë me OKB-në për të dhënë kontribute më të mëdha për ruajtjen e paqes botërore, promovimin e zhvillimit të përbashkët dhe realizimin e nismave globale të zhvillimit dhe të Agjendës për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së,” theksoi Mao Ning.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd