Transmetuar më 26-06-2023, 18:28

Makina përplas efektivët te Komuna e Parisit.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku është përfshirë një automjet dhe një motor i efektivëve të forcave “Shigjetat”. Siç shihet nga këto pamje, ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Rrugore, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd