Transmetuar më 26-06-2023, 13:27

Noa.al ka siguruar foto të 33-vjeçarit Tonin Ramaj, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në mes të një lokali.

I riu i cili kishte ndërruar mbiemrin e tij nga Hosaj në Ramaj, ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Sakaq policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Në rrugët hyrëse dhe dalëse janë vendosur patrulla të policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd