Transmetuar më 26-06-2023, 12:53

Tani është zyrtare: Luka Modric do të qëndrojë te Real Madridi edhe për një sezon. Mesfushori kroat, kontrata e të cilit ishte gati të skadonte, rinovoi me “Los Blancos” deri në qershorin e vitit 2024. Lajmi ishte tashmë pezull, pas vendimit të Modric për të refuzuar ofertën milionere të Al Hilal. Klubi saudit kishte gati 200 milionë euro në sezon për të, por Modric preferoi të qëndronte në Spanjë.

Klubi madrilen njoftoi rinovimin zyrtar me një deklaratë në faqen e tij: "Real Madrid C.F. dhe Luka Modric kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili tani është i lidhur me klubin tonë deri më 30 qershor 2024. Luka Modric i është bashkuar Real Madridit më 2012.

Në 11 sezonet e tij duke mbrojtur fanellën tonë, Modric ka luajtur 488 ndeshje dhe fituar 23 tituj: 5 Liga të Kampionëve, 5 Botërorë për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 3 tituj të La Liga-s, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle.

Modric ka fituar më së shumti çmime individuale në karrierën e tij si lojtar i Real Madridit, duke përfshirë ‘Topin e Artë’ 2018, çmimin e ‘Lojtarit më të Mirë të FIFA-s’ 2018, çmimin e ‘Lojtarit të sezonit 2017-2018 të UEFA-s”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd