Transmetuar më 26-06-2023, 11:27

Serbi- Publikohet foto e parë e tre policëve kosovarë që u lanë të lirë nga gjykata në Serbi.

3 efektivët e policisë së Kosovës që u rrëmbyen më 14 qershor nga forcat serbe, janë liruar ditën e sotme.

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar foton në krah të tre policëve që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data e ndalimit të tyre.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kapën nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.

Ata shihen në gjendje të mirë shëndetësore, teksa më në fund pa shumë peripecish dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, janë lënë të lirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd