
Një tjetër histori tradhtie u trajtua në emisionin e kësaj të diele “1 herë mat” në E Diell në Top Channel.
Një burrë kërkoi investigimin e bashkëshortes së tij doktoreshë tek Urgjenca.
“Ka 10 vite që punon atje, ka qenë shumë e rregullt me oraret, ka qenë shumë e përkujdesur për familjen.
Vitet e fundit e shoh të ftohtë, të shpërqëndruar. Kam dyshimet e mia. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e afërt po kohët e fundit e kam ndjerë edhe nga aspekti fizik nuk është më ajo që ka qenë.
Më eviton, fik telefonin, s’më kap mirë sinjali thotë. Më vjen turp të shkoj atje të shoh, se më njohin dhe kolegët. Kemi 3 fëmijë. Edhe me fëmijët është e përkushtuar por jo si më parë,” tha klienti.
Ai kërkoi që ekipi i Shkënda Lilit të mund të futej dhe në spital, por kjo e fundit i tha se ambjentet private nuk janë pjesë e kontratës.
Pas investigimit 3-ditor të ekipit të Shkënda Lilit, nga fotografitë që u morën nuk u pa asnjë lëvizje e dyshimtë e bashkëshortes.
Nga shtëpia në punë, një kafe me kolegun 30 minutëshe ku nuk dallohej asnjë afrimitet i tepruar i tyre dhe më pas në shtëpi përsëri. Ky ishte itinerari i 3 ditëve të investiguara.
Por me sa duket ky investigim nuk i pëlqeu klientit pasi ai donte të dinte më shumë.
“Po ça janë këto foto, këto s’janë asgjë, unë s’paguaj për kështu gjërash,” tha klienti i revoltuar duke shtyrë fotot.
“Jo këto fotot s’ke pse i shtyn kështu, pse ça prisje ti të investigonim ne, ne nuk futemi dot në sallat e spitaleve,” iu përgjigj Shkënda.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





