Transmetuar më 26-06-2023, 10:42

BULQIZË- Konkurrenca për pasagjerë është bërë shkak i një përplasjeje mes dy kompanive të transportit në Bulqizë.

Policia thotë se janë proceduar penalisht administratori dhe dy shoferë të një linje transporti, pasi dyshohen se kanë kanosur shoferët e një linje tjetër .

Ata akuzohen për kanosje dhe për vetëgjyqësi.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e këtij rasti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd