Transmetuar më 26-06-2023, 08:28

U largua Paolo Maldini, pastaj edhe Sandro Tonali. Kaq do të mjaftonte për t’i centrifuguar pakënaqësinë e tifozëve të Milanit, 21 ditë pas përfundimit të kampionatit dhe lotëve të derdhur në lamtumirën nga futbolli të Ibrahimovic.

Por ka më shumë, me merkaton (konkurruese) në evolucion të plotë. Shndërrimi i melankolisë së çështjes në mosbesim, përzierja e mosbesimit ndaj atyre që janë në krye të klubit, janë majisur. Dhe këto ditë si "megafon" i zhgënjimit po shërbejnë rrjetet sociale, ku hashtagu "#Cardinaleout" shfaqet si trend në Twitter.

Pakënaqësia është e madhe ndaj pronarit të Milan, shumë e njohur në ditët kur merkatoja nuk sjell lajme ngushëlluese. Tweet-et e mbështjella me këtë slogan arritën mbi 10 mijë për 24 orë. Një shfaqje e forcave që ilustron disponimin e tifozëve.

Dështimi karshi Interit për të marrë Thuram junior si transferim i lirë, që ndjek linjën e marrë nga klubi, sjell me vete të gjithë hidhërimin e tifozëve kuqezinj. Këto largime janë vështirë për t’u tretur për tifozët që kishin shije të mirë në gojë të një Milani në gjysmëfinale të Champions League.

Kështu, mendimi shkon me shpejtësi deri në ndeshjen e fundit të kampionatit; atë Milan-Verona të 4 qershorit ku banderola e "Curva Sud" shprehte qartë mendimet e tifozëve ndaj pronarëve të klubit: “Ka kaluar edhe një vit, është koha për merkaton. Klubi ta dijë mirë, ne duam kapërcim në cilësi”.

Në fakt, ka ndodhur e kundërta, janë larguar dy flamuj kuqezinj. Pothuajse një muaj më vonë, zhvillimet për ndërtimin e së ardhmes nuk tingëllojnë aspak optimiste.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd