Transmetuar më 25-06-2023, 18:51

Bllokohen dy turistë në lartësinë 2500 në malin e Jezercës.

“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, citon Policia.

Ky nuk është rasti i parë. Sivjet policia ka shpëtuar me dhjetra turistë në vijën bregdetare, apo lartësitë e maleve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd