Transmetuar më 25-06-2023, 16:10

Një punonjës policie humbi jetën mesditën e së djelës kur mjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një trajler.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.

Policia beri të ditur se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë Ilir Duni po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale ndërkohë që Vaskë Çunoti drejtues i mjetit të tonazhot të rëndë për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor.

Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasje e mjetit të vogël me mjetin e tonazhit të rëndë. Nga përplasja,mjeti është përfshirë nga flakët dhe u desh nderhyrja e shërbimit zjarrëfikës per te fikur zjarrin.

Goditja ka qënë aq e fortë sa 62 vjeçari Ilir Duni që udhëtonte i vetëm në mjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e trajlerit për të sqaruar rrethanat e këtij

Policia vendore informon se ‘rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip "Scania" me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd