Transmetuar më 25-06-2023, 09:10

PEJË- Mbrëmja e kaluar u kthye në gjendje të jashtëzakonshme në Pejë për shkak të motit të keq. Uji vërshoi me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Në videot që qarkullojnë nëpër rrjet duket një person i cili detyrohet të dalë nga dritarja e makinës pasi dera e saj ishte e pamundur të hapej për shkak të presionit të ujit.

Madje ai me shumë vështirësi arrin të largohet nga makina për të shkuar në një vend të sigurtë. Në një video tjetër dy qytetarë kanë hipur mbi makinë pasi e kanë të pamundur të kalojnë për shkak të vërshimit të ujrave.

Nuk dihet ende dëmet e shkaktuara, por nga shumë video në rrjetet sociale duket që uji ka depërtuar edhe nëpër dyqane.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd