Transmetuar më 25-06-2023, 08:37

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.
Burime për Noa.al bëjnë me dije se një automjet, brenda të cilit ndodheshin katër persona, ka dalë nga rruga në afërsi të Dhërmiut.
Tre pasagjerë kanë marrë lëndime ndërsa personi tjetër ka thyerje krahu dhe disa fraktura më të rënda.
Makina ka dalë nga rruga dhe pasi është mbajtur fillimisht nga barriera ka rënë rreth 6 metra në greminë.
Pemët që nodheshin në rrugë kanë penguar që makina të bjerë më poshtë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





