Transmetuar më 24-06-2023, 18:56

Tiranë- Ish-kryebashkikau i Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme nën akuzë për korrupsion.

Për Gjicin kishte masë sigurie nga gjykata e Posaçme për korrupsion. Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.

Pak ditë më parë ai dha dorëheqjen, pasi u përfshi në një skandal seksual, video e të cilit u përhap në rrjetet sociale.

Pikërisht në këtë video, fillimisht shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, e më pas duke biseduar me vajzën, me të cilën kryen marrëdhënie, për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd