Transmetuar më 24-06-2023, 16:40

Aktori Kevin Costner (68) dhe gruaja e tij 19-vjet më e vogël Kristin Baumgartner (49) së fundmi njoftuan se po ndahen pas 18 vitesh martesë nga e cila patën tre fëmijë.

Ndërsa tani është zbuluar se Kristin po i kërkon ish-burrit të saj 248,000 dollarë në muaj në mbështetje të jetesës së saj dhe fëmijëve.

Dokumenti gjyqësor që nxori media amerikane NBC evidenton se Kristin deklaroi se arsyeja për kaq shumë të holla mujore ishte se asaj i duhen për të dhe tre adoleshentët e tyre: Kayden (16), Hayes (14) dhe Grace (13) që ata mund të jetojnë si janë mësuar deri tani.

Ajo ka theksuar se po kërkon shumë pak për të shtyrë muajin duke krahasuar me sa ka shpenzuar familja deri më tani.

"Ne udhëtonim nëpër botë me avionë privatë dhe jemi qëndruar në hotele dhe vila luksoze," tha ajo.

Kurse tregon se shpenzimi mujor përfshin jo vetëm ushqimin, por edhe jahtin, spa, kopshtarë, etj.

Për të kuptuar publiku pse rreth 250 mijë dollarë në muaj nuk mjaftojnë për të, ajo përmendi se në vitet e martesës, kishin paguar 542 mijë dollarë vetëm për kopshtarët, 26 mijë usd për spa dhe dhjetëra mijë dollarë të tjerë për varka e jahte me qira.

Kevin Kostner po i ofron para Kristinit që të largohet nga shtëpia, por ajo nuk do

Ndërkohë, Kevin Costner ka depozituar dokumente gjyqësore duke kërkuar që gruaja e tij, Kristin Baumgartner, të largohet nga shtëpia e tij, sipas marrëveshjes së tyre paramartesore.

Ai deklaroi në dokumentet e gjykatës se ai është pronari i vetëm i tre shtëpive të familjes dhe sipas marrëveshjes paramartesore që ata nënshkruan kur u martuan në vitin 2004, Baumgartner atëherë kishte pranuar të largohej nga shtëpia në rast se ata divorcoheshin.

Pasi Baumgartner paraqiti kërkesën për divorc më 1 maj 2023, ajo kishte 30 ditë për t’u larguar nga shtëpia, por refuzon ta bëjë këtë, raportoi TMZ pas shqyrtimit të dokumenteve ligjore, citon noa.al.

Fituesi i Oskarit zbuloi gjithashtu se ai i kishte siguruar gruas së tij 1.45 milionë dollarë në një marrëveshje paramartesore, por ishte i gatshëm të paguante më shumë nëse kjo do ta ndihmonte që ajo të largohej nga shtëpia e tij.

Ia vlen ndërkohë të përmendim se, kjo është martesa e dytë e aktorit, që nga viti 1978 deri në vitin 1994 kur ai ishte i martuar me aktoren Cindy Silva (66), me të cilën ka tre fëmijë: Annie (39), Lily (36) dhe Joe (35).

Ai filloi të takohej me Baumgartner në vitin 2000 dhe ata u martuan në Aspen, Kolorado, në 2004. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd