
Wendy Rush është gruaja e Stockton Rush, themeluesit dhe CEO i OceanGate i cili ndodhej në bordin e nëndetëses së zhdukur dhe e drejtonte atë. Wendy është stërmbesa e pasagjerëve që vdiqën në anijen Titanik.
Këta pasagjerë që vdiqën tek anija Titanik ishin Isidor dhe Ida Strauss. Ata udhëtuan në klasin e parë në Titanik dhe u përmendën edhe në filmin Titaniku.
Çifti Strauss ishin ndër pasagjerët më të pasur të Titanikut. Ata ishin bashkëpronarë të dyqanit të famshëm Macy’s.

Isidor nuk pranoi të hynte në varkën e shpëtimit dhe gruaja e tij nuk donte të shkonte pa të.
Ata ndoshta janë më të njohurit për historinë e tyre tragjike të dashurisë.
Të mbijetuarit e Titanikut thanë se Isidor refuzoi të hynte në varkën e shpëtimit derisa të gjitha gratë dhe fëmijët të ishin në bord. Ida, gruaja e tij prej 40 vitesh, nuk pranoi të shkonte pa të.

Më pas, të dy u panë duke qëndruar dorë për dore në kuvertën e Titanikut ndërsa anija u fundos.
Në filmin Titaniku, ata shfaqen si një çift që përqafohen dhe presin vdekjen ndërsa uji ngrihet rreth tyre.
Sipas arkivave të New York Times, trupi i Isidores u gjet në det rreth dy javë pas fundosjes. Eshtrat e Idës nuk u gjetën kurrë.

Wendy Rush, u martua me Stockton Rush në 1986. Ajo është drejtoreshë e komunikimit në OceanGate dhe, sipas faqes së saj në LinkedIn, Wendy Rush ishte në Titanik tre herë me nëndetësen. Por stërmbesa e çiftit të famshëm që vdiq në anijen Titanik, tani humbi burrin që po shkonte të shihte nga afër anijen më të famshme në botë.
/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





