
Titulli i Premier League 2022-2023 për Manchester City ishte i merituar, me "fotofinish" ndaj Arsenalit, që kryesoi renditjen në pjesën më të madhe të kampionatit. Djemtë e Guardiolës u shpallën matematikisht kampionë pas humbjes së Arsenalit kundër Nottingham Forest. Më pas fituan edhe "FA Cup" dhe Ligën e Kampionëve, duke kompletuar tripletën sezonale historike.
Ky është titulli i tretë radhazi në Premier League për Guardiolën, i gjashti në total për spanjollin në Angli. Ky fakt konfirmon dominimin e dinastisë "qytetare" në një kampionat ku kanë fituar pesë herë në gjashtë edicionet e fundit, diçka që nuk është parë kurrë që nga Manchester United i Sir Alex Ferguson.
Në këto shtatë sezone të Guardiolës në krye të skuadrës nga "Etihad", trajneri spanjoll tashmë ka pasur kohë të lërë trashëgiminë e tij në formën e rekordeve. Ne po rishikojmë disa nga momentet historike që Guardiola ka regjistruar në Premier League.
14 rekordet e Guardiolës në Premier League:Manchester City
Më shumë pikë në një sezon: 100 (2017-2018)
Më shumë gola në një sezon me 38 ndeshje: 106 (2017-2018)
Diferenca më e lartë e golave (golaverazhi) në total: +79 (2017-2018)
Diferenca më e madhe e pikëve në krahasim me vendin e dytë: +19 (2017-2018)
Më shumë fitore radhazi midis të gjithë turneve: 21
Më së shumti fitore të njëpasnjëshme jashtë shtëpie, midis të gjithë turneve: 20
Më së shumti fitore radhazi jashtë fushe në Premier League: 12
Më shumë fitore në Premier League në një vit të rregullt: 36 (2021)
Më shumë fitore jashtë fushe në një vit të rregullt në Premier League: 19 (2021)
Trajneri më i shpejtë që ka arritur 100 fitore në Premier League në shtëpi: 128 ndeshje
Trajneri më i shpejtë që ka arritur 500 pikë në Premier League: 213 ndeshje
Trajneri më i shpejtë, skuadra e të cilit ka shënuar 500 gola në Premier League: 207 ndeshje
Trajneri më i shpejtë që ka arritur 200 fitore në të gjitha garat: 234 ndeshje
Trajneri që ka fituar më shumë Premier League radhazi: 3 (barazoi Alex Ferguson)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





