Transmetuar më 23-06-2023, 19:50

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden tashmë i njohur për gafat e tij, këtë herë ka ngatërruar himnin kombëtar amerikan me atë indian, gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë.

Në momentin që fillon himni kombëtar i Indisë, Biden shihet teksa ngre dorën e djathtë dhe e vendos në anën e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së. Më pas e uli përsëri pasi kuptoi se orkestra nuk po luante "The star spangled banner".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd