Transmetuar më 23-06-2023, 19:40

Qeveria amerikane ka njoftuar përmes Departamentit të Shtetit se duke nisur nga data 17 qershor 2023 po aplikon çmime më të shtrenjta për qytetarët e huaj që kërkojnë të pajisen me viza hyrjeje në këtë vend, raporton noa.al.

Sipas njoftimit që citon noa.al, më 17 qershor 2023, tarifa e përpunimit të aplikimit për vizë joemigruese (NIV) për vizat e vizitorëve për biznes ose turizëm (B1/B2 dhe BCC) dhe NIV të tjera, të tilla si vizat e studentëve dhe të vizitorëve të këmbimit (F, M, dhe vizat J), rriten nga 160 dollarë në 185 dollarë.

Tarifa për punëtorët e përkohshëm (kategoritë H, L, O, P, Q dhe R) rritet nga 190 dollarë në 205 dollarë.

Tarifa për tregtarë, investitorë dhe aplikantë të tjerë për viza (kategoria E joemigruese) rritet nga 205 dollarë në 315 dollarë. Sipas njoftimit, tarifat NIV të paguara para datës 17 qershor 2023, do të mbeten të vlefshme deri në datën e skadimit të marrjes së tarifës.

Viza joemigruese më e zakonshme për të cilën aplikojnë shqiptarët është ajo që tani kushton 185 dollarë.

Ajo përfshin (por pa u kufizuar në), kategoritë e mëposhtme të vizave: B Viza për Vizitorë: Biznes, Turizëm, Trajtim mjekësor C-1 Tranzit në Shtetet e Bashkuara D Anëtarët e ekuipazhit – Linja ajrore, anije F Student, Akademik I Media dhe Gazetarët J Shkëmbim Vizitorë M Studentë, arsim Profesional, etj.

Cilido qytetar që aplikon për vizë hyrjeje, parapaguan shumën dhe e humbet atë edhe nëse nuk e fiton atë vizë. /noa.al

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd